Warning: Parameter 2 to wp_hide_post_Public::query_posts_join() expected to be a reference, value given in /home2/lmvwvs7c/public_html/blog.unyaa.al/wp-includes/class-wp-hook.php on line 288
Transporti: “Drita në fund të tunelit”për ekonominë post-pandemi – UNYA ALBANIA BLOG

Transporti: “Drita në fund të tunelit”për ekonominë post-pandemi

Një studim i fundit zbulon se një ndryshim në sektorin e transportit mund të
sjellë deri në 15 milionë vende pune të reja.

Si mund te marrim pjese?

Për të mësuar më shumë rreth pasojave të pandemisë në ekonomi si dhe për t’u bërë pjesë e debatit, ju ftojmë bëheni pjesë e aktivitetit Coffee Talk 1.8.1: “Kriza dhe rimëkëmbja: Dy anët e një monedhe”. duke aplikuar këtu:

Afati i aplikimeve:

Afati i fundit i aplikimeve: 27 maj, 20:00.

Pasojat e kësaj pandemie po ndihen në të gjitha nivelet dhe aspektet e jetës: Që nga marrëdhëniet shoqërore e deri tek ato të punësimit. Sigurisht këto të fundit, pra pasojat ekonomike e financiare, do ndihen dhe do prekin drejtpërsëdrejti standardin e jetesës.
Ata që do e vuajnë më shumë janë pikërisht shtresat më të varfra. E megjithatë, e ardhmja post-pandemi nuk duket të jetë dhe aq e errët.
Këtë këndvështrim pozitiv e jep raporti “Punë në transport të gjelbër dhe të
shëndetshëm: Kthesa drejt transportit pro-mjedisor ”- publikuar si një bashkëpunim midis ILO dhe Komisionit Ekonomik të KB për Evropën (UNECE), me mbështetjen e Partneritetit për Punë në Transportin e Gjelbër dhe të Shëndetshëm – pjesë e Programi Pan-Evropian i Transportit, Shëndetit dhe Mjedisi. Ky raport shqyrton implikimet e punësimit sipas katër skenarëve “transport të gjelbër” në gati 60 vende, në Amerikën e Veriut, Evropë, Kaukaz dhe Azinë Qendrore, të cilat janë anëtare të UNECE.
Skenarët – që parashikojnë një zgjerim të përshpejtuar të transportit publik si dhe përdorimin e energjisë elektrike (elektrifikimin) në transportin privat dhe transportin e mallrave – krahasohen me qasjen “biznes si zakonisht” që ishim mësuar të përdornim deri para pandemisë.
Studimi argumenton se rikuperimi nga kriza nuk mund të nënkuptojë kthimin në “biznes si zakonisht” për një sektor që zë më shumë se 60 milion punë në të gjithë botën.
Përkundrazi, kriza ofron një mundësi për të çuar përpara përpjekjen kolektive për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe planetin, deri në vitin 2030 përmes Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Ndjekja e qëllimit të një shoqërie të qëndrueshme për mjedisin kërkon një transformim strukturor të ekonomisë, përfshirë ndryshimet në produkte dhe shërbime në ofertë dhe proceset e prodhimit”, tha Catherine Saget, Drejtuese e Ekipit në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), njëkohësisht bashkëautore e raportit. “Ky transformim strukturor, i cili do të përfshijë sektorin e transportit, ka potencialin për të krijuar vende pune dhe për të mbrojtur punëtorët dhe familjet e tyre, nëse shoqërohet
me politika të përshtatshme”. Autorët zbuluan se nëse gjysma e të gjitha automjeteve të prodhuara do të ishin elektrike, përafërsisht 10 milion punë të tjera mund të krijoheshin në të gjithë botën; gati një e treta e tyre në rajonin e UNECE. Për më tepër, afro pesë milion më shumë vende pune mund të krijohen nëse vendet e UNECE dyfishojnë investimet e tyre në transportin publik.

Këto masa gjithashtu mund të nxisin krijimin e vendeve të punës jashtë sektorit të transportit. Për shembull, ulja e shpenzimeve të naftës mund të çojë në një rritje të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, ndërsa elektrifikimi mund të nxisë krijimin e vendeve të punës në sektorin e energjisë së rinovueshme. Përfitimet e tjera të mundshme përfshijnë uljen e emetimeve të gazrave serë, ndotjen e ajrit dhe zhurmës, dhe bllokimet e trafikut.
“Sektori i transportit të brendshëm është thelbësor në ekonomitë e rajonit tonë, si në lidhje me pjesën e tij të PBB-së, ashtu edhe të punësimit”, tha Sekretarja Ekzekutive e UNECE Olga Algayerova. “Ky studim nxjerr në pah disa nga mundësitë kryesore për të transformuar sektorin duke e bërë atë “më të gjelbër”, të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm”. Ajo e përshkroi raportin si “një thirrje për qeveritë dhe për vetë aktorët privatë të sektorit që të bëjnë zgjedhjet e duhura dhe të investojnë masivisht në transportin publik dhe teknologjitë e gjelbërta për të shfrytëzuar këto mundësi sa janë ende në kohë.

Lexo artikullin origjinal këtu: https://news.un.org/en/story/2020/05/1064382
Përshtati në shqip:
Organizata Rinore e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *